• |
ide | kryesore

Dhuna ndaj avokatit, i akuzuari si organizator e mohon, nuk bashkëpunon me policinë

Lajme, Të fundit


Zbardhet dëshmia e 32-vjeçarit Dorjan Aliaj, i cili u vetëdorëzua ditën e djeshme në polici për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi në zonën e ish-bllokut, në Tiranë.

Aliaj ka pranuar se ka qenë një nga personat qe ka goditur Sokol Mëngjesin. Më tej Aliaj, ka thënë se e kishin ndjekur dhe planifikuar sulmin ndaj avokatit, dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me 3 të afërmit e tij për lëvizjet e avokatit Sokol Mëngjesi. Ai po ashtu ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave.

Ndërkohë Dritan Nano i cili po mbahet në polici, ka mohuar që të jetë porositës i kësaj ngjarje duke mos pranuar të bashkëpunojë me policinë. Megjithatë nga të gjitha hetimet e bëra nga policia është krijuar bindja se Nano është personi që organizuar të gjithë dhunën ndaj avokat Sokol Mëngjesi pasi nuk donte të paguante detyrimet në ngarkim të tij për avokatin Mëngjesi. Për Sokol Mëngjesin vazhdon monitorimi intensiv në reanimacion nga stafi mjekësor, në gjendje të rëndë shëndetësore.


2 Comments

  1. Policia te marre ne pyetje serbin salih,sepse ky eshte ideatori i dhune kunder avokatit te tij Mengjesi per ta perdorur per nje politike te qelbur qe ben salihu,ky eshte ideatori i dhunes kunder avokatit asnje tjeter,ka 32 vjet qe kete ka bere ky serb salih.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *