• |
ide | kryesore

Mashtrimi me mikrokreditë, sekuestrohen llogari bankare me vlerë 10 mln euro

Lajme, Të fundit


Prokuroria e Tiranës sekuestroi llogari bankare me vlerë 10 milionë euro të administratorëve të subjekteve financiare dhe personave të tjerë, që dyshohen të përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë. Paratë e sekuestruara i përkasin subjekteve ‘Microcredit Albania’ shpk, ADCA shpk dhe ‘Final’ shpk.

Nga aktet e administruara, rezultoi se dhjetë persona dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme.

Për to, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dyshime se lidhen me vepra penale të kryera nga këta shtetas dhe këto shoqëri gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre financiar në lidhje me blerjen e portofoleve të kredive të këqija nga banka të nivelit të dytë dhe dhënien e kredive të tjera shtetasve të ndryshëm duke sekuestruar pasuritë e këtyre qytetarëve në raport të zhdrejtë me vlerën e kredive të akorduara.

Sipas prokurorisë, ekziston rreziku që këto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen dhe është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare për shtetasit

Nga hetimet ka rezultuar se 4 mijë kredi të këqija që u blenë nga një banka Prokredit me vlerë totale rreth 7.3 milionë euro u përdorën për një skemë shtrënguese duke detyruar qytetarët që kishin borxhe të vjetra në këtë banke, të rimerrnin kredi me interesa edhe me te larta dhe më pas iu bllokonin përmes shoqërive përmbarimore rrogat, pronat, apo automjetet. Shtetasit në fjalë, kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *