• |
ide | kryesore

Akuzohet për pastrimi parash, Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasuritë e biznesmenit

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi pasi akuzohet për veprën penale ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale’.

Sipas Prokurorisë, pas hetimeve të kryera ka rezultuar se biznesmeni A.GJ. është marrë me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sipas prokurorisë pasuritë e tij dhe të familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike.

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal ndaj shtetasit A. Gj. pas referimit nga DVP e Shkodrës, e cila ishte vënë në dijeni nga Interpol Tirana, për veprën penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

Pasuritë e sekuestruara:

1. Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q;
2. Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shoqërisë “B.M” SHPK, konkretisht, pasuria nr. 1155/8 ND2+N2, vol.28, fq.58, ZK.2105, Shoë Room, me sipërfaqe 199 m2; pasuria nr.1345/1, vol.10, fq.176, ZK.2221 indeks harte k-34-63 (95-D), adresa Koplik i sipërm, Rr.1, Malësi e Madhe dhe pasuria nr.37/4, vol.6, fq.69, ZK.1977;
3. 97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk;
4. Gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) në të gjithë bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë në emër të shtetasit A.Gj, shtetases S.Gj, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK;



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *