• |
ide | kryesore

Real Madrid, Lunin futet “në karantinë”: portieri në Londër me avion i veçuar nga të tjerët, gati Courtois

Sport
Lunin


Rebus portieri për teknikun Carlo Ancelotti përpara finales së Champions. Nga njëra anë, Thibaut Courtois duket se është rikuperuar pas dëmtimit të rëndë që e bëri të humbasë pothuajse të gjithë sezonin, por trajneri i Belgjikës nuk e ka thirrur për Euro 2024 dhe ndoshta nuk është ende në gjendje të mirë. Nga ana tjetër, Andriy Lunin, i cili ishte vendimtar te penalltitë ndaj Manchester City, që është ftohur keq dhe është futur në një lloj “karantine”. Për të shmangur transmetimin e virusit te shokët e tij të skuadrës, ai stërvitet veçmas dhe do të arrijë në Londër me një fluturim të ndryshëm nga ai i pjesës tjetër të ekipit.

Për të zbuluar se kush do të luajë mes shtyllave të Real Madrid në finale, duhet pritur edhe pak. Të premten Ancelotti do të vlerësojë me kujdes situatën dhe do të vendosë nëse do të lejojë Lunin të kryejë stërvitjen e fundit me pjesën tjetër të skuadrës, ose nëse do të bëhet gati Courtois.

KUSH RREZIKON TJETËR?

Por Lunin nuk është i vetmi “hero” i gjysmëfinales që rrezikon të mos luajë që nga minuta e parë ndaj Borussia Dortmund. Sipas asaj që raporton Marca, sulmuesi Joselu, njeriu i ndeshjes kundër Bayern, gjithashtu duhet të mbetet jashtë formacionit titullar. Ancelotti ka ndërmend të rreshtojë Bellinghamin përpara, së bashku me Rodrygo dhe Vinicius Junior.

Lexo më tej: Kroos tërhiqet nga futbolli, nuk rinovon me Real Madrid: ndeshja e fundit në karrierë do të jetë me Gjermaninë

Më shumë siguri për Realin ndërkohë në mesfushë. Me Kroos që luan ndeshjen e fundit të karrierës së tij dhe me mundësinë për të bërë historinë, duke fituar trofeun e tij të gjashtë të Champions (si dhe Nacho dhe Carvajal, të cilët do të përbëjnë mbrojtjen së bashku me Rudiger dhe Mendy), Valdeverde dhe Camavinga duhet të jenë nga minuta e parë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *