• |
ide | kryesore

Rugani, martohet me Michela Persico: nga Juventus në dasëm vetëm Gatti e Locatelli

Sport, Video
Rugani


Mbrojtësi i Juventus, Daniele Rugani u martua pasditen e djeshme, në kishën e famullisë S.Carlo Borromeo në qendër të Torinos, me gazetaren dhe prezantuesen televizive Michela Persico. Çifti në fakt bashkëjetonte prej shumë vitesh, por tani ka dashur ti bëjë gjërat zyrtare.

Ajo që ra në sy ishte se mes të ftuarve në ceremoni nga Juventus ishin vetëm shokët e skuadrës Gatti dhe Locatelli. E të mendosh se këtu nuk duhet të ketë asnjë qejfmbetje, duke qenë se Rugani, pak ditë më parë, firmosi zgjatjen e kontratës me Juventus deri në vitin 2026. Nuk mund të mungonte në dasëm edhe ish-Miss Italia Cristina Chiabotto, mikeshë e ngushtë e të dyve.

Lexo më tej: Alkooli tre herë mbi normën, Rugani nuk paguan gjobën: mbrojtësi i Juventus përfundon në gjyq

Rugani është martuar me Persico në qendër të Torinos, 5 muaj pasi bëri propozimin. Në fakt, qendërmbrojtësi bardhezi i kishte kërkuar të dashurës që të martohej me të gjatë një koncerti në Kalkuta, në dhjetor të vitit 2023.

https://youtu.be/OBnmHxCwbiQ


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *