• |
ide | kryesore

Në intubim te Trauma, Tonin Vocaj dhe Alket Shatro vizitojnë avokatin Sokol Mëngjesi

Lajme, Të fundit


Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro kanë shkuar sot në spitalin e Traumës për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi.

Për shkak të dhunës së ushtruar mëngjesin e 29 majit dhe gjendjes së rënduar shëndetësore, avokati ndodhet në intubim. Këtë e konfirmoi ditën e djeshme shefi i urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi, i cili tha se 72 orët e ardhshme janë vendimtare për jetën e avokatit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.

Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre. Nëse do shpalleshin fajtor dhe dënohen nga gjykata e Tiranës për kryerjen e veprës penale “Vrasje e funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim por mbetur në tentativë, këta persona rrezikojnë një dënim nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm. Kontrollet për kapjen e tyre janë shtrirë në gjithë vendin.


3 Comments

    1. O kokrra e plehres. Ai rrezikon te lere femijet jetim kur ti patronazhist i ndyre ke kohe per gjepura. Rrace e shpifur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *