• |
ide | kryesore

Rikthehet investigimi i ‘RAI 3’ për lidhjen e qeverisë me krimin, Rama përballë gazetarit italian

Lajme, Të fundit


Televizioni italian“Rai 3”do të vijojë me publikimin e investigimit të radhës për lidhjen e fortë të qeverisë shqiptare me krimin dhe korrupsionin, si dhe kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin. Në emisionin e nesërm, pritet që të publikohet edhe intervista e regjistuar me kryeministrin Edi Rama, i cili nisi një fushatë të ashpër sulmesh pas publikimit të dokumentarit të parë nga emisioni Report, në “Rai 3”.

Kujtojmë që në investigimin e “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione se eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit. Sipas tyre, njeriu kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet është Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve.

Lexo edhe: Investigimi i RAI3/ Çfarë e tërboi Edi Ramën

Emisioni investigativ thekson se do të vijojë me investigimet në anën tjetër të Adriatikut duke mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.

Në përshkrimin e puntatës së ardhshme thuhet se Shqipëria është kthyer në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes. Emisioni do të zbulojë se si një ish-kryeministër italian dhe një ministër aktual kanë ngritur aktivitetet e tyre në sektorin e konsulencës institucionale dhe lobimit në Tiranë.

Ndërkohë, emisioni investigativ do të prekë edhe ndërtimin e qendrave që do të presin emigrantët. Fillimi i aktivitetit të këtyre qendrave ishte planifikuar për në datën 20 maj, por nga sa zbulon emisioni duke vizituar kantieret, nuk flitet dot për hapjen e tyre para nëntorit. Ndërkohë shpenzimet vijojnë të rriten dhe pothuajse të gjitha kontratat tashmë janë dhënë.

Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, presionin e fortë mafioz dhe interesat e politikanëve italianë në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama do të flasë për herë të parë një intervistë për Report.


5 Comments

  1. REFLEKTIMI ,PAS CDO ZHVILLIMI ,ESHTE TREGUES,HAKU KRIJIM HYJNOR ,E RENDITUR SI SHPREHJE NATYRALITETI SEJCILI DON TE DREJTEN HAKUN DHE SPRANON TI BEHET PADREJTSI SI MUNDESI RIPERTRITJE VETPASTRIMI ,PERSOSJE PER GJITHA KUPTIMET thotë:

    REFLEKTIMET PAS CDO ZHVILLIMI JAN TE SHENDETESHME SI PER RASTIN NEGATIV SI PER RASTIN POZITIV, KUR NUK NDOLLIN REFLEKTIME PER RASTIN NE GATIV ,PER VOJA TE KEQES MERR FORM LIGJORE DHE E KEQA BEHET KOSTO PER TE GJITH ,HIPOKRIZIJA NA BEN TE BEHEMI DEMTUES TE VETES POR DHE PER RASTIN POZITIV ,HESHTJA BEN QE TE PRIVOHEMI NGA CDO E MIRE QE JAPIN MUNDESIT E ANGAZHIMEVE NE DOBI PERSOSMERIJA E PERVOJAVE TE MIRA ESHTE CELESI ZGJILLJEVE TE NEVOJAVE TE INDIVIDIT DHE KOLEKTIVIT ,KU NJE UDHEHEQES I PAPJEKUR PO TE VIHET NE KRYE TE NJE POPULLI DHE TE MOJ JUSTIFIKOJN PERGJEGJSIT ELEMENTARE BARAZIN HAKUN QE JAN PORTAT E EKUJLIBRAVE DHE BURIMET E UNITETIT QE PROLLON FUQI ZGJILLJE BEHET PROBLEM EKSTREM QE OSE DUHET TA KUPTOJN VET DHE LARGOHEN ME HIR LEN VENDIN ATYRE QE BEJN PUNEN OSE TE PRESIN MOMENTIN QE ME PAHIR DHE HAK VET KOHA TE SJELL VETPASTRIM DOMOSDOSHMERISHT PER TO DUKE JU KTHYER PERGJEGJSIT NE LLOGARI

  2. “Prona per te cilen u godit ne koke avokati eshte ne nje toke qe dikur ka qene pjese e Parkut te Liqenit, pra ku nuk do mund te ndertohej. Ishte ish-kryeministri Berisha qe e hoqi ne vitin 2010, me VKM pjesen nen dige, nga hapesire e Parkut per t’ja dhene ne dore lubive.

    Nese ajo hapesire do te ishte sot prone publike, asnje nuk do t’u sulej si lubi per ta kullufit,sa ju pelqen te dilni bllof ju te lapsit.

  3. Ky mega hajduti, vuri si fillim nje kerpudhe para kryeministrise, qe eshte akoma, e qe ngjan me ate qe ai nuk e ka, nderkohe i dha nje mesazh shqiptareve :”Kete do merni nga une”. Se fundmi ka bere nje biçim vepre qe i ngjen nje jashteqitje ne hyrje te Shkoderes. Me kete i thote shkdraneve se kete do keni nga une. Dhe ne fund te fundit me te paren ka bere statujen e tije dhe ne te dyten statujen e kryetarit te bashkise se Skodres. Qlbesira pa kurrfare humanizmi, qe i ka bere me hir apo pa hir si veten e tije. Skiperia e llumit kombetar shkon keq e me keq, meqenese edhe opziçka eshte situr!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *