• |
ide | kryesore

Himarë/ Biznesmeni gjendet i lënduar rëndë në rrugë, dërgohet te Trauma

Lajme, Të fundit


Biznesmeni N.B. është gjetur i plagosur rëndë në rrugë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në Himarë.

45-vjeçari është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë. Dyshohet se ai është rrëzuar nga ballkoni. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Vlorës dhe më pas është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjëndjes së tij të rëndë.

“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *