• |
ide | kryesore

I dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në Itali, arrestohet 45-vjeçari

Lajme, Të fundit


Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45-vjeçar për trafik droge që kërkohej nga Italia dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kapi dhe ndaloi shtetasin Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *