• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola e gazit, 70-vjeçari në Patos pëson djegie në trup

Lajme, Të fundit


Një 70-vjeçar është plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesën ku ai jetonte. Ngjarja është regjistruar në fshatin Manekaj të Patosit. I moshuari është paraqitur rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, për të marrë ndihmë mjekësore.

Shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij, informoi sot policia e Fierit. I moshuari u transportua në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *