• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, ndërron jetë një 50-vjeçar

Lajme, Të fundit



Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në Selanicë të Vlorës. Ka qënë fqinji i viktimës ai që ka raportuar rastin.

Njoftimi i policisë:

Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *