• |
ide | kryesore

Kreu i Tatimeve, Ceno Klosi dorëhiqet pasi e merr nën hetim SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ceno


Ceno Klosi dorëhiqet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Vendimi ka ardhur ditën e sotme, ndërsa Klosi qëndronte në këtë detyrë prej të paktën 3 vitesh.

Ai është akuzuar si një ndër zyrtarët e lartë më të korruptuar. Ndaj Klosit ka pasur një hetim nga SPAK, pas dy denoncimeve të PD-së.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

“Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi”.

SPAK ka vendosur bashkimi e dy procedimeve në një të vetëm.


10 Comments

    1. Do shikojm nje m…Klos bukuroshi do emerohet diku tjeter. Mjaft e ngit miletin me lajme propagande. Esht ber SPAk si seli partie

  1. Ra edhe nje gur shahu. Vetem mbreti mbahet ende i forte. Ai eshte i paster, nuk ka ditur gje dhe as i shikonte keta qe te gjithe pertypeshin. Ose mbase mendonte qe mbanin cumcakez ne goje, jo qe hanin dardha e kumbulla

  2. haaaaaaaaaaa te gjithe hajna e si ju tha hajdeni ne shqiperi sillni leket qe keni kursyer se jua vjellim ne te te rilindjes pa merak eeeee hajdeni quna ju qifsha cfar keni ne fare e fis moterqire vidhni popullin per te mbajtur kurvat qe keni ne shtepi e dashnoret e kurvat qe keni ne shpi mbajne nga ana tjeter dashnort ptyyytyy bythqim vjedhin e u blejne makina dashnoreve e apartamente ptyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy.

  3. I Duan te dyja:

    Edhe biznes, kompani biznesi edhe Drejtor ne Shtet.

    E ka fajin Pylli, apo e kane fajin Derrat ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *