• |
ide | kryesore

Trafikim i emigrantëve nga Rinasi/ Skema u zbulua nga telefoni i Enea Sulejmanajt

Arkiva, Lajme, Të fundit


Prokuroria e Tiranës ka dhënë masat ndaj 9 personave, mes tyre ndihmës specialistë dhe kontrollor në aeroportin e Rinasit, të cilët dyshohet se kanë marrë ryshfete për të kaluar qytetarët drejt vendeve të BE-së.

E gjithë skema u zbardh nga telefoni i Eneo Sulejmanajt, të cilin policia e arrestoi për drogë, por në bisedat e zbardhura, rezultoi se ai bashkëpunonte me policët kufitarë të Rinasit për të kaluar persona drejt BE-së, me pagesa që shkonin deri në 600 euro.

Pas sekuestrimit të celularit të tij, Prokuroria arriti të zbardhte të gjithë skemën ku ishin të impikuar punonjësit e Rinasit, që ‘fundosi’ këta të fundit.

Nga bisedat e zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton ai se kontaktonte me Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas. Eneo Sulejmanaj ka në pronësi një Agjenci Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjenci për shitje biletash”.

Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, Eneo Sulejmanaj mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Briken Tereziu të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.

Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Eneo i dërgonte ‘klientët’ policit kufitar Briken Tereziu, bashkë me fotot e pasaportës dhe i tregonte problemin përkatës. Në disa raste ai tregonte se paratë, ‘klientët’ i kishin futur në mes të pasaportës, me qëllim për t’i marrë polici kufitar.


3 Comments

  1. Sipas të dhënave që po dalin nga gjyqi që po zhvillohet në Londër që vetë Berisha ka kërkuar të hapet, është e qartë që një eksponent i lartë i Shërbimit Informativ Shqiptar që gjendet në arrati, ka dhënë të dhëna sensitive të veprimtarisë së tij dhe Shërbimit Informativ të komanduar nga Berisha.

    Është e qartë që e vetmja veprimtari që ka pasur një agjent SHIK-u që është në Londër, Kumbaro, e vetmja gjë për të cilën është shquar në këtë histori është çështja e Remzi Hoxhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *