• |
ide | kryesore

Video/ Italia ngec me Turqinë, kundërshtari i Shqipërisë është steril: Portugalia e Zvicra ndezin motorët

F1, Sport, Video
Italia


Italia e nis afrimin drejt Euro 2024 me një barazim steril. Dhjetë ditë para fillimit të turneut, djemtë e teknikut Spalletti nuk shkuan përtej barazimit 0-0 me Turqinë, duke treguar se ka ende diçka për t’u përmirësuar në nivel tekniko-taktik dhe fizik. Në Bolonja, në pjesën e parë, pati një ritëm të ulët, hapësira të mbyllura dhe pak cilësi. Italia mundësinë më të rrezikshme e pati me Cristante, që goditi shtyllën me tentativën me kokë. Në pjesën e dytë, kundërshtari i parë i Shqipërisë në Euro 2024 rriti ritmin duke ngritur qendrën e gravitetit, por idetë ishin të pakta. Retegui mbeti i pasaktë gjatë gjithë kohën dhe rezultati qendroi i mbërthyer në 0-0.

Lexo më tejItalia e mallkimi i dëmtimeve, Sylvinho fërkon duart: Spalletti thërret zyrtarisht juventinin Gatti

Përgatitjet miqësore për Euro 2024 i buzëqeshin Portugalisë dhe Zvicrës, që mundën bindshëm përkatësisht Finlandën (4-2) dhe Estoninë (4-0). Luzitanët fituan falë Bruno Fernandes (dygolësh), Ruben Dias dhe Diogo Jota. Austria mposhti Serbinë e Vlahovic 2-1, rezultat i njëjtë edhe për Irlandën ndaj Hungarisë. Përrallë e mrekullueshme e Josip Ilicic: rikthehet në kombëtare, futet në lojë në minutën e 59′ dhe pas katër minutash vendosi Slloveni-Armeni 2-1.

International Friendlies

Slovenia 2-1 Armenia
Switzerland 4-0 Estonia
Romania 0-0 Bulgaria
Austria 2-1 Serbia
Ireland 2-1 Hungary
Portugal 4-2 Finland
Italy 0-0 Turkiye


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *