• |
ide | kryesore

Komisioni për TIMS-in/ Maratonë marrjeje në pyetje, Salianji: Zbuluam të dhëna befasuese

Lajme, Të fundit


Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale, se marrja në pyetje e dëshmitarëve ka përfunduar orët e para të mëngjesit të sotëm dhe për pasojë janë zbuluar të dhëna befasuese. Ai shtoi se pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për të bllokuar hetimin, ai do të shkojë drejt fundit.

“Në orën 3:26 të mëngjesit kemi përfunduar seancën e pyetjes. Do të jemi në dijeni për shumë çështje që janë diskutuar në këtë komision.

Kemi arritur të zbulojmë të dhëna befasuese në lidhje me hetimin parlamentar. Pavarësisht përpjekjeve të PS për të bllokuar hetimin po shkojmë drejt fundit.

Marrja në pyetje e ministrit Ballës u bë me dyer të mbyllura, pasi ministri i Brendshëm deklaroi se ka informacione të klasifikuara. Në mbledhje morën pjesë vetëm deputetët që kanë certifikata sigurie. Veç Ballës në pyetje u mor edhe kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT së Policisë, Ervin Muça.”

Kryetari i Komisionit Ervin Salianji kërkoi që dëshmia e Ballës të ishte me dyer të hapura për median, por kjo nuk u pranua nga mazhoranca, duke pohuar se ka sekrete hetimore.


1 Comment

  1. Izet Haxhia (qesh): Po si duket, Berisha e ngatërron me heroin e tij pas vdekjes, Hajdarin, që kryente përdhunime të femrave të cilat i shkonin për ndihmë në kërkim të punësimit. Njoh personalisht dy femra nga Tropoja që kanë qenë viktima të përdhunimit të Hajdarit. Ndoshta e ngatërron me këshilltarin e tij të atëhershëm Genc Pollon, që përdorte zyrat e Presidencës si dhoma pasioni me ndonjë këshilltare ekonomike të Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *