• |
ide | kryesore

DËSHMITË/ Tension dhe përplasje urdhrash pasi Ervin Muça ndërhyri në TIMS

Arkiva, Lajme, Të fundit
TIMS



Emisioni “Në Shënjestër” në News 24 i gazetares Klodiana Lala publikoi pjesë nga dosja e prokurorisë që çoi në pranga ish-zyrtarin e policisë Ervin Muça. Ai akuzohet për një ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS. Në dosje janë edhe dëshmitë e efektivëve të policisë që nuk pranuan të bëheshin pjesë e veprimit të drejtorit të Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit.

Efektivët u thanë hetuesve se papritur u gjendën në mes të një lufte të hapur midis drejtorit të madh, në këtë rast Ervin Muça që i urdhëronte të bënin back up-in e të dhënave të sistemit TIMS, dhe në krahun tjetër shefit të sektorit, Ardit Muço, që u dërgonte e-mail ku u tërhiqte vëmendjen të mos e bënin një gjë të tillë, pasi ishte në kundërshtim me ligjin.

G.S., specialiste në këtë zyrë, e cila kishte vetëm një muaj që kishte filluar punë në këtë drejtori, thotë se pasi në zyrë u erdhi drejtori Ervin Muça, njëkohësisht në këtë moment atyre u mbërriti edhe një email nga shefi i sektorit Ardit Muço, që u kujtonte përgjegjësitë në rast se do të ndërmerrnin veprime të tilla.

“Më datë 2 Gusht, rreth orës 15.00 në zyrë ka ardhur drejtori Ervin Muça, i cili u ka kërkuar dy prej specialistëve mbylljen e aksesit për shefin e sektorit dhe në vazhdim të raportonim vetëm te ai, pra te drejtori. Por pa kaluar as 5 minuta, në adresat tona erdhi një email nga adresa e Ardit Muços, ku ai na shkruante që të mos bënim asnjë proces lidhur mbi back up-in e të dhënave në sistemin TIMS. Kjo pasi sipas tij është e ndaluar dhe përgjegjësia është individuale”, – ka dëshmuar specialistja G. S.

Këtë urdhër të drejtorit Ervin Muça, e konfirmon edhe A. V, specialiste në zyrë, e cila asistoi në marrjen e të dhënave, bashkë me një tjetër kolege të saj si edhe me një person të panjohur, por që ishte thirrur nga drejtori Ervin Muça, për të bërë eksportin e të dhënave.

“Më datë 2 Gusht 2023, drejtori më mori në telefon dhe më tha t’i shkoja në zyrë. Ku më kërkoi që të bëja një kopje të të dhënave që lidheshin me back up-in e sistemit TIMS dhe sistemeve te tjera që janë pjesë e back up. Nga ana ime nuk është përcjellë asnjëherë dhe askujt asnjë kopje e bazës së të dhënave. Po më këtë datë, më duhet të them se një punonjës i jashtëm, njohje e drejtorit Ervin Muça, tentoi të kryente procesin e back up, por dështoi në këtë proces”, – ka deklaruar specialistja A.V.

Por ndërsa specialistja A. V, thotë se procesi dështoi, pra të dhënat nuk kaluan në Hard Diskun e jashtëm, kolegia e saj Xh.Ç, rrëfeu për grupin hetues se operacioni për kalimin e të dhënave nuk ishte kryer i plotë. Pavarësisht se të dhënat nuk ishin marrë plotësisht, ajo që përbën habi në këtë histori është se Hard Disku në fjalë ditën e nesërme është dorëzuar, i boshatisur dhe se ende nuk dihet se ku përfunduan ato të dhëna që ishin mundur të shkarkoheshin.

Zyrtarja me inicialet Xh.Ç tha se fillimisht drejtori Ervin Muça i kërkoi asaj përmes telefonit, se duhet të bënin një back up të bazës së të dhënave të sistemit TIMS, ku ajo i ishte përgjigjur se nuk kishte fjalëkalimet dhe as njohuritë e duhura për të kryer një proces të tillë. Drejtori i kishte thënë që këtë proces do e bënte bashkë me specialisten A. V. Ai ishte porositur nga drejtori të përmbyllte me sukses procesin. Ku gjatë kësaj kohe në zyrën e tyre mbërriti për ndihmë edhe Klodian Mazari, punonjës pranë AKSHI-t.

Më tej në dëshminë e saj, zyrtarja e policisë shpjegoi se drejtori Muça i kishte kërkuar të hapte portat e USB, pasi të dhënat do të hidheshin në një Hard Disk të jashtëm. Ndërsa pasi i la në dorë Hard Diskun, drejtori Ervin Muça u përpoq të bindte vartësen e tij se të dhënat do të ruheshin në një kasafortë, për arsye sigurie, për shkak të ndonjë sulmi kibernetik. Por ky operacion pavarësisht se ata kishin qëndruar në zyrë deri në orët e para të mëngjesit të datës 3 gusht, nuk ishte përmbyllur me sukses.

“Gjatë kohës që A. V u ul në kompjuterin tim për të bërë back up-in, në këtë moment në zyrë vjen edhe një person nga AKSHI, i cili erdhi aty për të ndihmuar kolegen time. Ndërkohë që sipas urdhërit të drejtorit unë duhet të qëndroja për gjatë gjithë kohës aty, për të mësuar se si kryhej procesi. Gjë që e bëra deri në orën 20.30, pasi procesi nuk po mbyllej. Nga ajo që mësova është se eksportimi i të dhënave ishte kryer vetëm në masën 500 mgb. Por jo i gjithë, pasi diçka nuk shkonte”, – ka dëshmuar Xh. Ç.

Të nesërmen zyrtarja i tha Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, se një kolege e kishte informuar përmes telefonit se kishin qëndruar deri në mesnatë në institucion dhe se procesi nuk kishte përfunduar. Ndërkohë që në zyrë, në kompjuterin e saj ajo gjeti mbi tavolinë edhe Hard Diskun që një ditë më parë ia kishte dhënë drejtori Ervin Muça, Hard Disk që do të shërbente për të hedhur të dhënat e sistemit. Por që kur ajo e kontrolloi, kuptoi që ishte bosh dhe nuk kishte asnjë të dhënë të ruajtur. /BW



9 Comments

  1. Qr, kshu eshte kur i gradon patronazhistet ne pozicione kyce te administrates shteterore. Sufllaqet i thone burgut “hapu”, per partine e Tualet Palles e Tualetin vete.

    Ketij fytyre miu duhet ti qish robt, celesat ne det qe te vene mend patronazhistet e tjere ne administrate qe mos te hane burgun per partine.
    E keqja eshte se do ja hedhin pa lagur fare sepse drejtesia eshte kamzhik i mazhorances vetem per ata qe shesin majdanoz ne trotuare e per opoziten por jo per patronazhistin, aktivistin, socialistin a pidhropshin e rilindjes.

    1. Ne nje vend ku skandali e zen nje tjeter skandal me I madh per 3 ore, mos prisni asnje zhvillim per ndryshim..anestezi e publikut sa nga pushteti dhe medias

  2. Keto IT-e, gazetaret dhe SPAK-istat qenkan komplet idiota.
    Po me car llogjike na qenka Backup-i i pa ligjshem?
    Me sa di une Backup-i jo vetem qe eshte i ligjshem por eshte dhe i detyrushem, jo 1 backup por duhen 3 cope, nga te cilat njeri te jete jashte godines.
    Cfar lidhje ka aksesi ne sistem me aksesin per te bere Backup-up?
    Normalisht Sistemet duhen te konfigurohen ne menyre te tille qe ta bejne vete back up-in ne menyre automatike, te pakten nje here ne dite.
    Kam pershtypjen qe keto idiotat ngaterrojne Backup-in me eksportimin e te dhenave.

    1. Shteti ka procedura per cdo veprim mor mik. Nese duhej nje backup, ky tipi duhet te lajmeronte drejtorin e pergjithshem e policise, i cili duhet te autorizonte shefin e sektorit permes nje shkrese dhe i gjithe procesi te garantohej nga nje komision te perbere nga zyrtare me certifikate sigurie. Kemi te bejme me te dhena sensitive… Nga ana tjeter, ky vjen si kaubojs, me nje shokun e vet, shkarkon nga detyra dhe i heq aksesin nje zyrtarit tjeter, i cili nuk pranon me te drejte te shkeli ligjin, yherret nje shokun e vet dhe kopjojne (ose fshijne te dhena) kjo mbetet per tu verifikuar. Kjo si preambul e ngjarjes te con direkt tek spiunazhi, aqmeteper qe ky u hetua edhe me pare se coi pagat, targat etj teek iranianet, gje qe drejtesia nuk e vertetoi dot. Kush qendron mbrapa ktij?! Pa diskutim Taulant Balla duhet te kishte dhene doreheqjen sepse ai emeroi dhe eshte garanti i ketij individi.

      1. Or ti a je mire nga trute? A e dinti ti ku jeton apo jo. A e di ti qe ky koperativisti i emeruar nga Tao si drejtor IT ne MB nuk ka pas per vete certifikate sigurie, dhe me shume gjasa personi nga ÀKSHi qe e ka asistuar ate ka pasur certifikate.
        Ceshtja nuk eshte nese duhej Backup-i, sepse eshte siguri apsolute, biles eshte shkellje flagrante mengesa e tij.
        Cfar komisioni po thua, nuk zgjidhen problemet e IT me komisione, + ku do i gjeje njerezit me i fut ne komision?
        Edhe nje here mos flisni per gjera qe nuk ia keni idene.
        Me sa po kuptoj une, ai eshte shkarkuar nga detyra sepse ka refuzuar te beje Backup-in, dhe nga sa mar vesh une shume mire kane bere qe e kane shkarkuar, biles duhet ta kishin cuar dhe per ndjekje penale.
        Clidhje ka ky rast me rastin e pagave?
        Kush nga keta eshte hetuar pe nxjerrjen e te dhenave nga Tatimet?
        Une besoj qe ky rast eshte shume me banal nga sa mendoni ju. Ne radhe te pare ky koperativisti nuk mer vesh nga IT dhe ka perku ndihme diku tjeter, ndersa personi qe eshte pushuar nga puna, e ka pas shkel te gjitha rregulloret dhe ka monopolizuar njohurite atje ne menyre qe te ishte i domosdoshem.
        Ca e dini TIMSin ju qe arrika ky koperativisti me e manipulu?
        Mos e ngatarro ne rastin e spiunazhit se nuk ka aspak lidhje. E vetmja gje qe i lidhe keto dy raste eshte injoranca profesionale e punonjesve te ITse te shtetit Shqiptar.

    1. Po Backup-i eshte nje kopje e sistemitne dhe eshte e domosdoshme dhe kam pershtypjen qe ne rastin e TIMS perben veper penale mos berja e tij te pakten nje here ne dite. Per shembull, nese bie zjarr tek serverat dhe ne nuk kemi Backup atehere te gjitha te dhenat humbasin nje here e pergjithmone. Te dhenat nuk mund ti aksesosh dot nepermjet Backup-it pa pasur kredencialet e sistemit, si dhe komplet programin (gje qe eshte mjaft e veshtire, per te mos thene e pa mundur).
      Ndersa eksportimi (po mar nje shembull banal), nga databasa e TIMS i hedhim te dhenat ne nje ne exel dhe cdokush mund ti hapi nga kompiuteri i vet pa pasur nevoje per asgje tjeter!

  3. Serveri i TIMS ku ndodhet? Dhe kush e administron serverin e TIMS? Pergjigja eshte ne Amerike, e zoterojne amerikanet! Ne momentin qe ky kooperativisti IT ka kujtuar se mund te kopjoje te dhena pa e marre vesh ata, eshte qesharak Une di qe Taulant Balla i ka kerkuar me kembengulje KM te behej Minister i Brendshem, dhe veprimi i pare qe ka bere eshte ky skandali .. me sa duket ka dashur te kuptojne nqse e gjen veten me kriminela ne TIMS duke patur parasysh qe Saje qorri nga TIMS u be lidhja qe kishte udhetuar me kusherinjte narkotrafikante! Dhe e dyta ka dashur te kete 1 AS ne menge, nje person te fuqishem qe mund te inkriminohet nga TIMS dhe ta perdori kete gje! Kane dashur te kopjojne me USB te jashtme se serveri nuk fshihet, plus ai qe ka kundershtuar eshte hero i drejtesise, le te themi nje Zagani apo Emiljano Nuhu i kesaj ceshtje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *