• |
ide | kryesore

Vizita e Melonit/ Rama u kujton italianëve mafian, Camorran dhe Cosa Nostra

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryeministri Rama e ka shfrytëzuar vizitën e homologes së tij italiane, Xhorxhia Meloni në Shëngjin për të kundërshtuar edhe një herë faktet që i vunë përballë gazetarët e emisionit Report, që nga korrupsioni tek lidhjet me krimin. I ndërgjegjshëm se mesazhi i tij do të dëgjohet në Itali, Rama e nisi konferencën me Melonin duke përmendur organizatat kriminale me famë botërore që e kanë origjinën në Itali si Camorra dhe Cosa nostra.

“Duke cituar kreun e SPAK nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizata mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre. Nuk mund të mos shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat e thena për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër emigrantëve. Duhet të kenë turp që të drejtën demokratike e shndërruan ën një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve e italianëve” tha Rama.

Delegacioni i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe delegacioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndodhen në Shëngjin ku po inspektojnë qendrën e pritjes së emigrantëve financuar me paratë e qeverisë italiane.

Meloni shoqërohet edhe nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci.

https://lapsi.al/2024/06/03/emisioni-i-report-pikat-me-te-forta-kunder-rames/


12 Comments

  1. Edi Rama ua ke futur te gjithve dhe Mafies me te madhe ne bote duke krijuar nje Bande shume te fuqishme,nje bande qe per nga nr.dhe parate eshte me e madhja ndonjehere ne Bote :Banden me emrin Partia Socialiste e Shqiperise qe drejton ti,absolute.

    1. O Pallë Kari Drogaxhi!
      Fundi yt është afër dhe do jetë shumë i tmerrshëm!
      Shumë më keq se Gadafi&Sadami

      1. Të lumtë goja, por me delet që jemi dyshoj, nuk kemi 1 rast të vetëm që të burgosurit e komunizmit apo të tjerë të kenë sulmuar fizikisht qoftë edhe një rast të vetëm ndonjë kriminel komunist!

  2. Tafikimi i qenieve nejrzore ka shumrepara,vjen fiks pas mbetjeve,inceneratoreve.Meqense fazen e mbetjeve dhe incenaratoreve ky mashtrues ordiner e ka kaluar tani eshte faze me e larte e trafikimit te qenijeve njerzore,kjo fale Partise Socialiste me Edi Ramen,turpin e njerzimit ne krye.

    1. Organizata mafioze Rama Balluku Spiropali ose shkurt RABASPI kryehajdute dhe Kriminele plus Prostitute 😞 thotë:

      Organizata mafioze Rama Balluku Spiropali ose shkurt RABASPI eshte organozata me e rrezikshme ne Glob 😎

  3. Kshu llafet i rrotullon paq po kujtoju ca miletit se vete je jo vetem kryepushtetari i pushtetit te Katert (permes subvencioneve te medha qeveritare qe ju ledhon) por je dhe pjese aktive e tij (medias) me outletet mediatike te fuqishme qe ke ngrit per vete e sektin tend, o babe o rame.
    Nuk di cfar abuzimi te paska ber ty pushteti i Katert ku je dhe antar dhe kryetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *