• |
ide | kryesore

I dehur dhe me armë në makinë, pranga 38-vjeçarit në Vaun e Dejës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një 38-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës.

Pashk Marku, banues në fshatin Stajkë ishte në gjendje të dehur në momentin e arrestimit.

Ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet.

38-vjeçari është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri automatik të cilën e mbante pa leje.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *