• |
ide | kryesore

Video/ Modric e Kroacia mesazh për kuqezinjtë, Italinë e Spanjën: thyejnë Portugalinë

Sport, Video
Kroacia


Në ndeshjet e fundit miqësore të kombëtareve përpara Euro2024, Kroacia fitoi 2-1 ndaj Portugalisë. Modric zhbllokoi rezultatin me penallti në minutën e 8′, Diogo Jota u përgjigj në minutën e 48′ dhe goli i Budimir vendosi ndeshjen në minutën e 56′. Sukses edhe për Serbinë, 3-0 ndaj Suedisë falë Milinkovic-Savic, Mitrovic dhe Tadic. Zvicër-Austri dhe Slloveni-Bullgari përfunduan 1-1, ndërsa Hungaria mposhti Izraelin 3-0 dhe Moldavia kaloi Qipron 3-2.

Kroacia tashmë është gati për Euro2024, e dëshmuar me rezultatin 2-1 ndaj Portugalisë në një miqësore. Në pjesën e parë miqtë nisën fuqishëm, ndërsa në minutën e 8′ kaluan në avantazh falë penalltisë së fituar nga Kovacic dhe e shndërruar në gol nga Modric. Portugezët u përpoqën të reagonin. Manovra e tyre ishte tepër statike dhe rrezikuan në shumë raste në kundërsulmet e Kramaric dhe shokëve të tij.

Lexo më tejVideo/ Shqipëria, e para që mbërrin në Gjermani për “Euro 2024”: kuqezinjtë surprizohen në Dusseldorf

Me daljen nga dhomat e zhveshjes, Martinez prezantoi në fushë Rafael Leao dhe Diogo Jota dhe muzika ndryshoi për Portugalinë. Ishte lojtari i Liverpool që e riktheu ndeshjen në ekuilibër në minutën e 48′, duke shënuar pas një zbritje të mirë të zëvendësuesit tjetër Semedo. Leao krijoi panik në të majtë, por në momentin më të mirë të portugezëve, kroatët goditën sërish. Në minutën e 56′, ish-lojtari i Sampdorias, Budimir, dërgoi topin me kokë në rrjetë pas traversës së Pasalic. Portugalia u përpoq në të gjitha mënyrat për të barazuar, por në minutat e fundit mbrojtja e Dalic rezistoi dhe Livakovic ishte i pakalueshëm. Një mesazh i Kroacisë për tre skuadrat e tjera të Grupit B në Euro 2024: Shqipërinë, Spanjën e Italinë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *