• |
ide | kryesore

Projeksioni/ Kush do ta qeverisë tani Europën

Arkiva, Kryesore, Lajme
Europa


Është ende herët, por dalja e “exit poll” nga e gjithë Evropa është krijuar tashmë një ide paraprake se si do të duket Parlamenti i ardhshëm Evropian. Siç mund të shihet, Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë ka zgjeruar dominimin e saj ndërsa “Të gjelbrit” dhe centristët e “Renew” kanë shënuar rënie.

Një rritje të lehtë kanë pësuar të dy grupet parlamentare të krahut të djathtë që janë “shtëpia” e shumicës së partive të ekstremit të djathtë. Megjithatë AfD e ekstremit të djathtë të Gjermanisë që pati një rezultat të rëndësishëm në vendin e saj është përjashtuar nga grupimi “Identitet dhe demokraci” për shkak të një sërë skandalesh, kështu që tani për tani ata janë pjesë e grupit të deputetëve të pavarur.

Në vend të parë mbetet Partia Popullore Europiane që mbështet presidenten aktuale të Komisionit, Ursula von der Leyen. Sipas këtyre projeksioneve EPP do të ketë 181 vende në parlament ose 4 më shumë se në të kaluarën. Grupi i socialistëve dhe demokratëve është i dyti me 135 vende ose 5 më pak se në të kaluarën.

Liberalët e grupit “Renew” me 82 vende apo 20 vende më pak. Ndjekin më pas grupi Konservatorët dhe reformistët” me 71 eurodeputetë, grupi “Identitetit dhe Demokraci” me 62 eurodeputetë, Të Gjelbrit me 53 vende, të majtët 34 vende.

Por projeksioni i parë zbulon gjithashtu një grup prej 102 eurodeputetësh mes “jo-anëtarëve dhe “të tjerëve” që ende kërkojnë forcë dhe kjo mund të ndikojë ndjeshëm në qëndrueshmërinë e ekipeve individual. 

Pas shpalljes së fitores, Von der Leyen tha se Partia Popullore është “forca më e madhe në Parlamentin Evropian dhe asnjë mazhorancë nuk mund të formohet pa PPE. Ne do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremistëve të majtë dhe të djathtë. Do t’i ndalojmë” – tha kandidatja kryesore për Presidente të Komisionit.

Zgjedhjet sjellin tërmet në Francë

Zgjedhjet europarlamentare shënuan tërmet në politikën franceze Presidenti Emmanuel Macron njoftoi shpërndarjen e parlamentit duke e çuar vendin në zgjedhje të reja nëb 30 qershor. Vendimi erdhi pas zhgënjimit të partisë së tij dhe rezultatit mjaft të mirë të Frontit Nacional të ekstremit të djathtë të Marine le Pen.

Sondazhet e publikuara pak më parë në mediat franceze tregojnë se lista e Frontit Nacional të Le Pen ka marrë mbi 30% të votave. Asnjëherë kjo forcë nuk kishte arritur të merrte një numër kaq të lartë të votave sa kjo. Partia “Rilindja” e presidentit Emmanuel Macron ka dalë e dyta me 15.2% të votave. Socialistët, nën drejtimin e Raphaël Glucksmann, kanë arritur të marrin 14%. “Reconquest” i ekstremit të djathtë të Eric Zemmour ka arritur në 5.5%.

Dorëhiqet edhe kryeministri i Belgjikës

Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo uroi të dielën në mbrëmje rivalët e tij për fitroren në zgjedhjet europiane. “Për ne është një mbrëmje veçanërisht e vështirë, humbëm. Nesër do të jap dorëheqjen nga posti im si kryeministër. Por liberalët janë të fortë dhe ne do të kthehemi” – tha ai.

Zhgënjim edhe për Scolz në Gjermani

Social Demokratët e kancelarit gjerman Olaf Scholz duket se kanë pësuar një humbje të thellë në zgjedhjet për parlamentin Europian. Exit Poll-et e rendisin forcën që qeverisë Gjermaninë në vendin e tretë. CDU/CSU duket se janë në rrugën e duhur për të marrë deri në 30% të votave dhe AfD e ekstremit të djathtë pritet të marrë 16 deri në 16.5% të votave në vend të dytë. SPD e kryeministrit Scholz është shumë prapa me vetëm 14% të votave.

Beleri në burg, por bëhet eurodeputet në Greqi

Numërimi i votave për zgjedhjet për Parlamentin Europian në Greqi ka shkuar në mbi 90%. Deri më tani partia “Nea Demokracia” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në pushtet projektohet fituese me 27.8% të votave. Në këtë mënyrë kjo forcë do të ketë mundësi të çojë 7 vende në parlamentin europian e ndjekur nga e majta e SYRIZA me 4 europarlamentare.

Ajo që bie në sy është se kandidati i tretë më i votuar për “Nea Demokracia” është pikërsisht kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian edhe pse ndodhet në burg në Shqipëri. Deri tani Beleri numëron mbi 36 mijë vota. Duket se ka mbetur jashtë Parlamentit Europian, Piro Dhima. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Dalin exit poll edhe në Francë/ Kryeson bindshëm Le Pen, tronditet Macron

Dalin Exit Poll/ Humbje e rëndë për kancelarin Scolz në Gjermani

Dalin exit poll në Greqi: Mitsotakis arrin një fitore të thellë


3 Comments

  1. Tani shqiperia e hengri sa krahu se i gjati mendoi se BE do qeverisej nga Soros perjetesisht dhe mund te bente cte donte ne Shqiperine e shqipetaret. Nga sot e tutje ose perballje radikale per ta rrezuar hajdutin e gjate ose do vuajme pasojat e mafies sorosiane qe shberi shtetin keto 11 vite.

  2. Sorrosi eshte ulur këmbëkryq aty o cun
    Kush nuk e do paren .a si ke pare europarlamentaret sa mbarojnë mandatin krijojne nga nje ojf,ojq,dhe fitojnë nga nje thes me pare nga lobimet.
    E pe euro deputeten greke ishte ne nje shoqate me mogherinin dhe nje ish parlamentar italian vodhi nje thes me pare
    “Shoqata kundër mosndeshkueshmerise se korrupsionit “hahaha dhe vete mbush thaset

  3. E SIGURT ESHTE VETEM NJE GJE,PERDERISA BAZA E EKZISTENCES JAN DOMOSDOSHMERIT, DESHIRAT EGOJA SFIDOHET thotë:

    KEMI HYRE NE ETAPEN E VETPASTRIMIT OSE VETSHKATRRIMIT ASNJEREN NJERZIT SI DUAN ,POR NESE SNA BIND ,FJALA HYJNORE PER FORMIM PRAKTIKIM PERSHTATJE DO NA BININ KRIJIMI HYJNORE MASA FUNKSIONI UNITETI HYJNOR NDERGJALLESOR ,SI EKZISTENC ZGJILLJESH NE BURIM PO UDHTOJM DREJT ,VETMIS IZOLIMIT PROBLEMEVE EKSTREMIT OSE DREJT BINDJES NDRYSHIMIT SHPETIMIT SEJCILI KA NE DOR FATIN E VET KU ME ZOTIN E TIJE KA FATIN SHPETIM ,DHE ME EGON PA FUND KA HUMBJEN PER VETEN E TIJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *