• |
ide | kryesore

Iu gjetën 1700 paketa cigare të kontrabanduara në çantë, arrestohet 38-vjeçari

Lajme, Të fundit


LONDËR- Arrestohet në aeroportin e Lutonit 38-vjeçari shqiptar. Mësohet se 38-vjeçari E.M u kap dhe u arrestua pasi nga kontrollet iu gjetën 1700 paketa cigare të kontrabanduara në çantë.

Bëhet me dije se paketat ishin kontrabanduar përmes Rinasit dhe u sekuestruan si provë materiale.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm, me homologët britanikë, të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, u finalizua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Paketa”.

Gjatë operacionit, në aeroportin e Lutonit, Londër, u kap dhe u ndalua shtetasi shqiptar E. M., 38 vjeç, i lindur në Burrel, pasi nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1700 paketa me cigare të kontrabanduara nëpërmjet PKK Rinas.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketat me cigare.


5 Comments

  1. Paska “kondrabanduar” 1700 paketa.. 😂. Gjynahqari, paketat i ka blere ne Shqiperi dhe ka tentuar ti fuse pa taksa ne GB se kushtojne a 5 Sterlina. Paska bere “krim”.. Qe ta jape edhe faqja e Lapsit. Turp te keni 💩, denigroni varfanjaket e hallexhinjte..

  2. 1700 pacheta të duken pak ty or mik I 15 :19!!!
    Në Itali nuk të lejnë jo ml shumë se 20.
    Pastaj si ka mundësi polici e dogana që duam e rilindjes në Rinas nuk e kanë pikasur!!!Apo korrupsion hesapi !! Do hanë dhe rilindasit e vegjël!!

    1. Po nuk eshte krim per tu botuar ne faqe gazetarie on line..E mora vesh qe je i thekur per drejtesi, po nuk ka vrare e nuk ka prere. Apo ty te dhemb per parate e taksave qe merr shteti Anglez.. Ne vit nje duhanxhi harxhon rreth 800 paketa. Ja ka patur dhe te vellain. Tani do te behesh edhe opozitar po me mire mos u merr me keto gjera se nuk ngeli opozita per policet e aeroportit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *