• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e brendshme në PS, nesër mblidhet Asambleja Kombëtare

Arkiva, Lajme, Të fundit
Asambleja


Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e së martës Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të nisë me fjalën e kryetarit socialiste Edi Rama dhe do të pasojë me një raport të Sekretarit të Përgjithshëm Bledi Klosi mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të brendshme në parti.

Asambleja Kombëtare, e cila do të zhvillohet online, do të vendosë thirrjen e Kongresit zgjedhor të socialistëve.

Në kongresin që pritet të zhvillohet në muajin korrik, do të votohet për anëtarët e Asamblesë së ardhshme Kombëtare socialiste, nga e cila më pas përmes votes, do të dalë kryesia e re e PS.

Mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet një ditë para kremtimit të 33-vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste.


4 Comments

  1. Perkedhelet djali vrases i anetares se KLP qe vrau inxhibierin vlonjat

    Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.

  2. lapsi, ke bere nje lapsus. Jo feston 33 vjetorin e formimit, por 83 vjetorin, e saktesisht me

    8 nentor 1941 nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popvic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *