• |
ide | kryesore

Gëlltiti kanabis në tentativë për ti shpëtuar Policisë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari

Lajme, Të fundit


Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar në Pogradec. Bëhet me dije se teksa 33-vjeçari E.Gj ishte në lëvizje i është bërë me shenjë të ndalojë por ai ka kundërshtuar urdhrin e efektivit.

Mësohet se gjatë tentativës për tju larguar policisë, 33-vjeçari ka gëlltitur një sasi të vogël kanabisi duke përfunduar për mjekim në spital.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. 33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *