• |
ide | kryesore

Gjykata e Apelit vendos sot mbi vulën e PD-së

Lajme, Të fundit


Gjykata e Apelit në Tiranë do të mblidhet sot në orën 10:00 për të shqyrtuar çështjen e vulës së PD-së. Mësohet se palët kanë pohuar dje se nuk do të kenë kërkesa shtesë.

Prej dy vite e gjysmë vijon beteja për vulën e Partisë Demokratike mes demokratëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës me shpresën për një vendim final që do të zgjidhë njëherë e mirë fatin ligjor të partisë më të madhe opozitare.

Në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit të vendosë përfundimisht për këtë çështje. Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë u shpreh se Apeli nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk kishte kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe kishte interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *