• |
ide | kryesore

Video/ Kombëtarja ul ritmin para Italisë: Sylvinho “urdhëron” vetëm një seancë stërvitore

Sport, Video
Sylvinho


Nga dy seancat stërvitore me intensitet të plotë, në vetëm një, kur mbeten edhe tre ditë deri në debutimin në Euro 2024. Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë në Kampionatin Europian ndaj Italisë. Kuqezinjtë sot kanë zhvilluar vetëm një seancën stërvitore në kampin bazë në Kaiserau. Sylvinho kërkon të lehtësojë këmbët e lojtarëve të tij, duke ulur ngarkesën.

Një zgjedhje për të patur skuadrën të freskët ditën e ndeshjes. Të gjithë lojtarët kanë punuar për më shumë se një orë e 30 minuta nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Sylvinho. Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë me dije se i gjithë grupi është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar. Ky është edhe lajmi më i mirë për teknikun brazilian, duke qenë se në kampin tjetër Spalletti ka rikuperuar lojtarë të rëndësishëm si Barella e Frattesi.

Lexo më tejLajmi keq për Sylvinho, Italia rikuperon Barella e Frattesi: kundër Shqipërisë mungon Fagioli

Nesër skuadra do të kryejë seancën e radhës stërvitore, përsëri vetëm një, ndërsa të premten kuqezinjtë do të mbyllin përgatitjet për ndeshje  me Italinë. Debutimi i kuqezinjve do të jetë të shtunën në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit. Një ndeshje kruciale për të dy ekipet, duke patur parasysh dy kundërshtarët e tjerë të Grupit B, Spanjën e Kroacinë.

https://www.youtube.com/watch?v=xU0SeU-uU9k


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *