• |
ide | kryesore

Debat në Komisionin hetimor të Shëndetësisë, Vokshi-Ndrecës: Po intimidon dëshmitarin!

Lajme, Të fundit


Në mbledhjen e sotme të Komisionit hetimor për Shëndetësinë, nënkryetari Plarent Ndreca, pyeti audituesin e KLSH nëse ai kishte kualifikimet profesionale për auditime të tilla. Kjo mori një kundërpërgjigje nga ana e kryetares Albana Vokshi e cila iu drejtua duke i thënë të mos intimidojë dëshmitarët. Pas debatesh me përfaqësuesit e opozitës, mbledhja u ndërpre me dakordësinë e dy palëve për një pushim të shkurtër.

Pjesë nga debati:

Plarent Ndreca: Në dijeninë time ka standarde të caktuara për auditimin e koncensioneve. Pra, ju nuk keni një certifikatë profesionale në fushë e auditimit, vetëm jeni punonjës i KLSH”, tha Ndreca teksa audituesi tha se kishte mbaruar studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe punonte në Kontrollin e Lartë të Shtetit prej vitit 2005.

Albana Vokshi: Nuk je këtu për të gjykuar çfarë formimi profesional të auditorit të KLSH-së. E gjykon punëdhënësi, jo ti.

Plarent Ndreca: Nuk gjykova por e pyeta për të krijuar bindjen time sa formim ka për të bërë kontrollin.

Albana Vokshi: Hajde flasim për vjedhje. Mos intimido dëshmitarët.


5 Comments

  1. Mos beni debate me kete felliqesire. Bejini kallzim penal ne SPAK, per vjedhjet, abuzimet dhe korrupsionin qe ka bere kur ishte ne Min e Arsimit dhe ate te Brendshme. Ky duhet plas si lecke ne burg per çfare ka vjedhur ndersa ju mbeteni ne kuadrin e debatit me nje hajdut te çertifikuar

  2. Tipike e mashtruesit socialist – hidh baltë mbi figurën e personit jo të merret me shkeljen në fjalë. Kë bën për leshko ky ?!

  3. Te qash me lot dhe te qeshesh me renkime!

    Dhe pasi u rrahen me njeri tjetrin me shkopa bejsbolli, raketa pingpongu, gure tavlle, tym lotesjelles, tani kerkojne kthimin e te gjitheve te shtepia e non’dajes!

    A thua bashkimi i opozites eshte ritufezimi i deputeteve ekzistues! Cfare mjerimi!
    Mbyllje goje te vokshit me profesionalizem nga ky ndreca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *