• |
ide | kryesore

Nga Gareth Southgate te Sylvinho: ja rrogat e trajnerëve pjesëmarrës në Europian

Sport
Southgate


Të jesh trajner i një kombëtareje sigurisht që nuk është një detyrë e lehtë, sidomos nëse duhet të drejtosh një nga skuadrat favorite për triumfin në Kampionatin Evropian. Një detyrë që mund të bëhet veçanërisht fitimprurëse si në rastin e Gareth Southgate, trajnerit më të paguar të garës kontinentale me 5.8 milionë euro rrogë.

Për të gjetur njeriun që udhëhoqi Shqipërinë në finalet e Euro 2024 për herë të dytë në histori, duhet zbritur deri në vendin e 15. Sylvinho në fakt paguhet me një rrogë të të gjithë prestigjit: 750 mijë euro, duke lënë pas edhe teknikët e kombëtareve të nivelit të Polonisë, Skocisë, apo Hungarisë. Lista që kryesohet nga Southgate, tekniku i Tre Luanëve, mbyllet nga Sagnol, që bëri historinë duke sjellë Gjeorgjinë për herë të parë në finalet e një Europiani. Diferenca mes tyre është “vetëm” 5.6 milionë euro.

Lexo më tej: Ndeshjet, grupet e rregullorja: gjithçka duhet të dini për Euro 2024

LISTA E PAGAVE TË TEKNIKËVE NË EURO 2024

1. Gareth Southgate (Anglia) – 5,8 milionë euro
2. Julian Nagelsmann (Gjermania) – 4,8 milionë euro
3. Roberto Martinez (Portugalia) – 4 milionë euro
4. Didier Deschamps (Franca) – 3,8 milionë euro
5. Ronald Koeman (Holanda) – 3 milionë euro
6. Luciano Spalletti (Italia) – 2,8 milionë euro
7. Vincenzo Montella (Turqia) – 1,8 milionë euro
8. Murat Yakin (Zvicra) – 1,6 milionë euro
9. Ralf Rangnick (Austria) – 1,5 milionë euro
10. Domenico Tedesco (Belgjika) – 1,5 milionë euro
11. Zlatko Dalic (Kroacia) – 1,5 milionë euro
12. Dragan Stojkovic (Serbia) – 1,4 milionë euro
13. Serhiy Rebrov (Ukraina) – 1,25 milionë euro
14. Kasper Hjulmand (Danimarka) – 1,15 milionë euro
15. Sylvinho (Shqipëria) – 750.000 euro
16. Michal Probierz (Polonia) – 560.000 euro
17. Steve Clark (Skocia) – 550.000 euro
18. Francesco Calzona (Sllovakia) – 540.000 euro
19. Marco Rossi (Hungaria) – 300.000 euro
20. Matjaž Kek (Sllovenia) – 300.000 euro
21. Ivan Hašek (Republika Ceke) – 250.000 euro
22. Edward Iordanescu (Rumania) – 240.000 euro
23. Willy Sagnol (Gjeorgjia) – 200.000 euro


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *