• |
ide | kryesore

Lukaku, i pafati i parë i Euro 2024: goli i anuluar ndaj Sllovakisë erdhi për fajin e një… sensori

Sport
Lukaku


Belgjika pësoi një humbje dramatike në ndeshjen hapëse kundër Sllovakisë. Rezultati përfundimtar ishte 0-1 me Djajtë e Kuq që mund të ankohen për dy gola të anuluar nga VAR. Në njërën nga të dy rastet e inkriminuara, fajtor është një sensor. Protagonisti i pafat ishte Romelu Lukaku, i cili nuk mundi të gëzonte me golin që shënoi. Ja si kanë ndodhur gjërat në të vërtetë.

SENSORI I FSHEHUR QË NDIHMON ARBITRIN

Një nga risitë në këtë kampionat evropian në Gjermani është prania e një sensori brenda topit të lojës. Injektimi shumë i vogël teknologjik e ndihmon arbitrin të dallojë topat e prekur me dorë. E kjo është arsyeja pse belgut Lukaku iu anulua goli i barazimit. Në fakt, në minutën e 87′, Openda dhuroi një asist për ish-sulmuesin e Inter dhe Romës që e ktheu në gol.

Lexo më tejVideo/ Lukaku e VAR dënojnë Belgjikën: Schranz e bën Sllovakinë të festojë

Gëzimi dhe festa u mbytën nga një prekje me dorë nga vetë Openda i lajmëruar nga sensori brenda topit. Një teknologji e re që lejon rregullsinë e ndeshjes dhe anulimin e një goli për një prekje me dorë që ndoshta, vetëm me VAR, mund të ishte dhënë. Futbolli po bëhet gjithnjë e më teknologjik dhe për t’ja hedhur paq në situata të caktuara është bërë një mision i pamundur.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *