• |
ide | kryesore

Shpërthen depoja me municione në Çad, raportohet për viktima dhe të plagosur

Lajme, Planet


Një zjarr i madh u regjistrua në një depo municioni në Çad, duke shkaktuar shpërthime të mëdha. Sipas mediave të huaja, ministri i Jashtëm, Koulamallah Abderaman tha se zjarri ka ndodhur në një depo ushtarake në zonën Goudji të kryeqytetit, N’Djamena. Presidenti Mahamat Idriss Deby dërgoi ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre, pa specifikuar numrin e personave që kanë humbur jetën.

Ndërkohë, një zyrtar tha se pati shpërthime të municioneve të të gjitha kalibrave. Një banor i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pa tre të plagosur në rrugë, ndërsa një tjetër tha se fqinji i tij u vra.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *