• |
ide | kryesore

U kap me lëndë narkotike, në pranga 20-vjeçari në Fier

Lajme, Të fundit


Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi shiste lëndë narkotike, të ndarë në doza. Gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 20-vjeçar që shiste lëndë narkotike, në doza. Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me lëndë narkotike në qytet, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-R. H., 20 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *