• |
ide | kryesore

Ndërprerja e energjisë elektrike, reagon OST: Shkak, temperaturat ekstreme!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Tiranë dhe rrethe. Sipas, OST defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë.

Në një deklaratë njoftohet se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

Pas ndërprerjes, është rikthyer energjia elektrike në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit ku kishte probleme.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, njofton OST.


3 Comments

  1. Po pse mo bira bushtrash vetem nga nje linje e siguroni energjine ju?
    Minimumi duhen te jene 2 linja ne forme unazore. Ne menyre qe po te pesoj difekt njera nevojat te plotesohen nga tjetra.
    Shume mir ti behet Shqipetarve shkelmin ne fyt tia vene.
    Mos harroni te shkoni e ti votoni perseri…

  2. Dhjete vitet e fundit ç’ do disfuksionim, eshte rregullisht i justifikuar. Keta bij kurvash nuk gabojne esnjehere! Europa, o bij kurvash, ka sisteme te sofistikuara qe mbrojne rrjetin elektrik te konsumatoreve, siteme qe edhe ju duhet ti keni blere por i keni lene jane jashte pune,sepse nuk te lene vjedhesh, kjo asht arsyeja. Ndryshe keto fenomene qe ju i justifikoni ne meyr hajdutçe do ndodhnin edhe neper evrope, por atje nuk ndodh sepse nuk vjedhin si ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *