• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i zjarrit të pallatit në qendër të Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit
zjarrit



Zjarri në pallatin në rrugën “Sali Butka” në Tiranë ka nisur nga një shkëndijë elektrike nga kondicioneri në katin e sipërm të papafingos.

Në një intervistë për News24, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, theksoi se nga pamjet filmike dhe verifikimet paraprake, është arritur në konkluzion se nga kondicioneri zjarri është përhapur në banesë dhe më pas në katet e tjera të ndërtesës.

Ai tha se pallati ka qenë i pajisur me të gjitha masat e mbrojtjes nga zjarri, si hidrantët dhe pompat.

“Nga pamjet dhe nga të gjitha ekspertizat që kemi bërë ditën e sotme, mendojmë që zjarri ka nisur në këtë pjesë të ndërtesës ku ndodhet edhe papafingo. Mendoj se zjarri ka nisur nga kondicionerët, kemi dhe pamjet me video në momentet e fillimit të zjarrit. Sot kemi qenë edhe me drejtuesit e Komisariatit Nr.2, por do të shikojmë edhe videot e tjera nga bizneset aty pranë, për t’u siguruar për vatrën e zjarrit. Me 90 për qind zjarri ka rënë në katin ku ndodhet papafingo, në katin e banesës së djegur”, tha Goxhaj.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Katër apartamente u shkrumbuan në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Flakët dëmtuan pjesërisht edhe 12 banesa, të cilat janë bërë të pabanueshme. Pas ngjarjes së rëndë, banorët e pallatit kaluan natën tek të afërmit e tyre dhe në hotele, ndërsa presin ekspertizën e grupeve të ekspertëve.

Shumë banorë i kanë blerë hyrjet me kredi. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në një pajisje elektroshtëpiake në duplex-in në katin e fundit të pallatit 10 katësh, që është në pronësi të një mjeku. Pas zjarrit në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, është shoqëruar në polici administratori i pallatit. Fatmirësisht, nga zjarri nuk kishte viktima.



2 Comments

  1. Me kesoj lloj “specialistesh” nuk eshte cudi te digjet gjysma e Tiranes.
    Pa piken e turpit thote se “pallati i kishte edhe hidrantet edhe pompat” per fikjen e zjarrit.
    Po atehere pse iknin e vinin makinat zjarrfikese per tu furnizuar gjetiu?
    E gjeti ky, shkendija tek kondicioneri, mori flake apartamenti papafingo e me pas gjithe pallati.
    Kondicionere kemi te gjithe, keni pare ne ndonje rast shkendia apo keni degjuar ndonje kondicioner te marre flake?
    Po si doli zjarri nga apartamenti ne fasade?
    Pse zjarri, qe zakonisht shkon lart, ne kete rast mori per poshte e nuk ndalej megjithe perpjekjet disa oreshe te te gjithe zjarrfikesve te Tiranes, Vores dhe Krujes?
    Edhe po te kete qene vertet nje shkendije, ajo eshte sebepi jo shkaku qe digjet njd pallat i tere si mullar bari.

  2. Me pak fjale drejtori i zjarfiksave pranon se mjaftoi nje shkendije qe te digjej i gjithe pallati. Kaq te djegshem jane pallatet?
    Ishalla nuk kalon dikush e te hedhe nje bisht cigareje se iku per lesh pallati modern i shek. 21.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *