• |
ide | kryesore

Spanja dominoi Italinë, de La Fuente i dërgon mesazh Sylvinhos: “Nuk ka asnjë më të mirë se ne”

Sport
De la Fuente


Luis de La Fuente nuk e fsheh kënaqësinë e tij të madhe për dominimin e Italisë dhe për kualifikimin e Spanjës së tij në fazën e 1/8 të Euro 2024 me ndeshjen e fundit kundër Shqipërisë ende pa e luajtur. “Jam krenar për një grup të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm lojtarësh që kanë një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar – deklaroi trajneri i Furive të Kuqe -. Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekipi të madh që e dominuam gjatë gjithë ndeshjes. Rezultati ishte i ngushtë. Shpresojmë të vazhdojmë të jetojmë sipas asaj që pritet prej nesh”.

De La Fuente i mban këmbët fort në tokë sepse rrugëtimi është ende i gjatë: “Kur duhet të takosh skuadrat e mëdha është një lojë ndryshe. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me përulësi dhe duke ditur se kemi hapësirë për përmirësim”.

Lexo më tejVideo/ Spanja, likuidon Italinë: La Roja dominon e fiton me autogolin e Calafiori

Spanja e tij sulmoi pa pushim, por në fund triumfoi vetëm falë autogolit të Calafiori, që e lejon të mbajë pushim lojtarët më të mirë, nëse do ta shohë të nevojshme, kundër Shqipërisë duke qenë se vendi i parë është siguruar. E në këtë pikë tekniku i iberikëve ka një mesazh edhe pëer Sylvinhon, që për të arritur kualifikimin duhet të mposhtë Spanjën: “Ne nuk duhet të humbasim zemrën, sepse ndeshjet vendosen nga detajet. Nuk ka asnjë më të mirë se ne dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me këtë bindje, duke respektuar të gjithë rivalët. Kemi pritshmëri të mira nëse vazhdojmë t’i bëjmë gjërat ashtu siç po i bëjmë në këtë mënyrë”.


1 Comment

  1. PO KARI PO

    JU RRAHU MAROK KARI NE BOTEROR
    DHE NDESHJEN E TRETE E KENI TREGU QE E KENI LENE VETE

    FUTBOLLI TRUK POR JU JENI DJAJ PA NDERGJEGJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *