• |
ide | kryesore

Video/ “Jam tifoz i Real, por do t’i mund në fushë”: Arbër Hoxha do fanellën e titullari ndaj Spanjës

Sport, Video
Hoxha


“Në ndeshjen e dytë bëmë më mirë se në ndeshjen e parë, tani e kemi harruar ndeshjen me Kroacinë dhe jemi të përqëndruar me Spanjën dhe besojmë tek fitorja. Me Real Madrid jam tifoz”. Arbër Hoxha spikat për një vend titullari dhe e ëndërron kundër lojtarëve të klubit që ai admiron. Në fakt, sa herë është thirrur në cështje ka bërë mirë dhe shpreson kundër Spanjës të jetë radha e tij. “Të gjithë e dimë që Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm, na mbetet të përgatisim ndeshjen dhe shpresojmë të kualifikohemi. Duke marrë parasysh që ndeshjen e fundit luajtëm mirë, do futemi në ndeshje për të fituar pasi vetëm ai rezultat na çon tutje”.

Lexo më tejSpanja dominoi Italinë, de La Fuente i dërgon mesazh Sylvinhos: “Nuk ka asnjë më të mirë se ne”

Hoxha e kupton misionin e vështirë dhe madje e di mënyrën e ndeshjes që do të luhet kundër iberikëve, tashmë të kualifikuar në Grupin B si vendi i parë: “Duhet të jemi 100% në ndeshje, kanë qejf të kenë posedimin e topit. Prej ndeshjes në ndeshje kemi qenë më mirë, kemi sulmuar dhe krijuar më shumë me Kroacinë, shpresojmë të bëjmë edhe më mirë me Spanjën”, e mbylli fjalën e tij ëingeri i Dinamo Zagreb.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *