• |
ide | kryesore

Mbytja e varkës me emigrantë në ujërat e Kalabrisë, 34 të vdekur, 66 të zhdukur, mes tyre 26 fëmijë

Lajme, Të fundit


Një tragjedi u regjistrua pak ditë më parë në ujërat e bregdetit italian, ku një varkë me emigrantë është fundosur. Ngjarja ka ndodhur në jugore të vendit në fillim të kësaj jave, duke e çuar numrin e të vdekurve në 34.

Mediat italiane raportojnë se mbi 60 persona rezultojnë të zhdukur nga mbytja e varkës në brigjet e Kalabrisë. Sakaq, deri më tani janë arritur të gjenden 12 trupa të pajetë, ndërsa 66 persona, mes tyre 26 fëmijë, rezultojnë të zhdukur.

Varka, e cila u nis nga Turqia, u fundos rreth 120 milje detare larg brigjeve të Kalabrisë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, gati 3,155 migrantë vdiqën ose u zhdukën në Mesdhe vitin e kaluar, dhe më shumë se 1,000 kanë vdekur ose janë zhdukur që nga fillimi i vitit.


1 Comment

  1. Do me thene keta kane hipur ne nje gomone, me gjithe femije rreth 70 persona per te kaluar mesdheun? Ka qene bileta me oferte …per ne xhenet? 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *