• |
ide | kryesore

Ndërprerja e energjisë në rajon, KE nis hetimet

Lajme, Të fundit


Komisioni Europian ka paralajmëruar nisjen e një hetimi ndërkombëtar lidhur me incidentin në rrjetin e sistemit energjetik në pjesën juglindore të Evropës, që shkaktoi “black out” të premten në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci.

Zyrtarët malazezë pohojnë se ndërprerja e rrymës në rajon e sistemit elektroenergjetik është pasojë e ngarkesës së madhe dhe rritjes së konsumit ditor për shkak të temperaturave të larta.

Pavarësisht se situata ende nuk është stabilizuar plotësisht, rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO), një organizëm nën varësinë e KE-së thotë se përmes këtij hetimi që pritet të zgjasë rreth 6 muaj do të përcaktohen edhe shkaqet nga nisën problemet.

Sipas zyrtarëve kroatë kolapsi mund të kishte goditur të gjithë Europën, pasi sistemet energjetike janë të lidhura me njëri-tjetrin.

Ndërkohë edhe Shqipëria vijon të jetë zonë me rrezikshmëri të lartë. Në një dalje për mediat të premten, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se, ndërprerja zgjati rreth 30 minuta në gjithë vendin dhe sipas një analize fillestare, temperaturat e larta dhe sistemi i ngarkuar i transmetimit ishin shkaktarët e “black out”-it.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *