• |
ide | kryesore

Poeti Agim Doçi në reanimacion, pësoi hemorragji cerebrale

Lajme, Të fundit


Poeti Agim Doçi ditën e sotme ka përfunduar në spital. Mësohet se poeti ka pësuar hemorragji cerebrale mëgjesin e sotëm. Lajmi gjithashtu eshtë konfirmuar nga familjarët e tij, të cilët bëjnë me dije se poeti është në reanimacion pranë Neurologjisë në Tiranë.

Gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe është nën kujdesin e mjekëve të spitalit nr.5 në kryeqytet. Në QSUT u ekzaminua menjëherë me skaner/angioskaner dhe rezonancë koke.

Nga ekzaminimi u evidentua një ishemi pontine dhe cerebrare e djathtê. Pacienti është në monitorim të vazhdueshëm në Qendrën Stroke, dhe prej orëve të para të mëngjesit ekipi i mjekëve dhe Prof. Alma Cani, drejtoreshë e QSUT po ndjekin ecurinë e pacientit i cili momemtalisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *