• |
ide | kryesore

Video/ Fiton Belgjika, Lukaku sheh t’i anulohet goli i tretë në dy ndeshje: të gjithë me tre pikë në Grupin E

F1, Sport, Video
Belgjika


Belgjika mundi Rumaninë 2-0 në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit E të Euro 2024 dhe arriti suksesin e parë në turne. Djajtë e Kuq i bashkohen kështu skuadrave të tjera të grupit me tre pikë. Ndeshja në Këln u hap nga goli i rrufeshëm i Tielemans, i cili shënoi pas vetëm 2′ pas asistit të qendërsulmuesit Lukaku. Në fund, De Bruyne mbylli llogaritë në minutën e 80′, duke përfituar nga një gabim i qendërmbrojtësve rumunë në rivënien e Casteels. Gjithçka do të vendoset në ditën e fundit, të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje.

Lexo më tejVideo/ Lukaku e VAR dënojnë Belgjikën: Schranz e bën Sllovakinë të festojë

Belgjika kaloi me forcë Rumaninë me rezultatin 2-0 dhe është rikthyer në lojë për kalimin në fazën e 1/8, në një grup ku pas dy ndeshjeve të luajtura të gjitha skuadrat janë me nga tre pikë në renditje. Vendosën sfidën golat e Tielemans në minutën e 2′ dhe De Bruyne në pjesën e dytë. Një rezultat i drejtë: skuadra e teknikut Tedesco luajti më mirë se rumunët, edhe pse ballkanasit patën rastet e tyre. Mbi të gjitha flagrant ishte ai i Man. Duhet theksuar se Romelu Lukaku pa t’i anulohet një tjetër gol, i treti i këtij kampionati europian, për shkak të pozicionit jashtë loje të zbuluar nga VAR.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *