• |
ide | kryesore

Video/ Mihaj i diferencuar, por nuk rrezikon: Sylvinho heq dorë nga stërvitja zyrtare në stadiumin e ndeshjes

Sport, Video
Mihaj


Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të shtunë seancën e radhës stërvitore në kampin bazë kuqezi në Kaiserau në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e tretë të grupit ndaj Spanjës në Euro 2024. E pikërisht përpara ndeshjes së fundit në grup vjen edhe shqetësimi i parë në lidhje me gjendjen e lojtarëve për teknikun Sylvinho. Mbrojtësi Enea Mihaj ka ndjerë një shqetësim muskulor, por nuk duket se është diçka serioze.

I gjithë grupi është stërvitur i plotë nën urdhrat e teknikut Sylvinho dhe stafit teknik, me përjashtim të mbrojtësit Mihaj. Ai është stërvitur i diferencuar për shkak të lodhjes muskulore që ka ndjerë. Gjithsesi, Mihaj do të stërvitet me grupin nesër, në seancën e fundit zyrtare përpara ndeshjes dhe do të jetë në dispozicion për sfidën me Spanjën.

Lexo më tej“Një fortesë”. UEFA e sheh suksesin e Shqipërisë te stadiumi: “Investimi gjigant që e ka transformuar”

Sakaq, kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër (e diel) seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes po në Kaiserau, duke nisur nga ora 15:30. Një vendim i çuditshëm për të mos zhvilluar rifiniturën në stadiumin ku do të luhet ndeshja me Spanjën. Në stadiumin e ndeshjes, në Dyseldorf në ora 18:45, do të zhvillohet ndërkohë konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimishiti. Ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024, Shqipëri-Spanjë do të luhet më datë 24 qershor në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit duke nisur nga ora 21:00.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *