• |
ide | kryesore

UEFA nuk fal, pezullon Mirlind Dakun

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mirlind


UEFA jep vendimin, dy ndeshje pezullim për Mirlind Dakun.

Një nga çështjet më të përfolura ditët e fundit është ajo e Mirlind Dakut. Sulmuesi i Shqipërisë, pas barazimit 2-2 me Kroacinë në Hamburg, mori mikrofonin, duke ofenduar serbët dhe maqedonasit.

Ashtu siç pritej, tashmë ka ardhur edhe ndëshkimi i UEFA. Instanca më e lartë e futbollit në Europë ka pezulluar me dy ndeshje sulmuesin e Shqipërisë. E thënë në gjuhë më të thjeshtë, Daku nuk do të mund të kontribuojë për ekipin e Silvinjos, në dy ndeshjet e radhës. Në këto kushte, ai s’do mund të luajë dot ndaj Spanjës, në Dussledorf.

Kujtojmë se lajmi, i cili mori jehonë pas ndeshjes me Kroacinë, ka shkaktuar edhe reagimin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që kërkonte marrjen e masave të duhura për këtë rast. Mirlind Daku luajti 6 minuta ndaj Kroacisë.


7 Comments

  1. Sukses i armando dukes protesten e kan ber miqesia serbe e rama dukes qe do bejn bashk kampioanatin e U21 BASHK them se pak i kan denu kta dy PLEHRA Shqiptar

  2. a tqifsha rracën, 6 minuta ka lujt kari dhe ne hamë gjoba mijëra euroshe. t’i paguajë ky, pse t’i paguajmë ne?

  3. O Morra te kuq po ja qani 40 mij euro qe do paguj federata e fudbollit
    Po qindra e qindra miljon eurot qe do paguajn shqiptaret per pordhat e qeveris me Beketin e shum konqesjone tjera nga porti i Durresit qe jan fituar nga kompanit e huaja nuk i shifni
    E more MJERANA

    1. @Didi ja the po kujt ja the
      Aq dine aq thone
      Do thone ndonjë gje per serbet qe desh i vrane lojtaret tanë ne stadium ne serbi
      Thuaj ishallah se ka fain.Shqiperia per ndërprerjen e dritave ne rajon se do paguhen 1 miliard € kush e ka fajin.

  4. Niveli i intelektual i futbollisteve tane dihet. Skishte pse Daku tregohej kaq joprofesionist, pasi i hapi pune vetes dhe beri me dhimbje koke tranjerin me idiotesira te teperta dhe te panevojshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *