• |
ide | kryesore

Shqipëria, në rrugën e historisë është Spanja: Italia përballet me krenarinë kroate e stadiumin kundër

F1, Sport
Shqipëria


Mbrëmjen e sotme, në orën 21:00 (Dusseldorf Arena), do të luhet sfida e fundit e Grupit B të Euro 2024. Shqipëria do të sfidojë Spanjën, tashmë të kualifikuar e me vendin e parë të blinduar pas dy fitoreve radhazi. Furitë e Kuqe dhe tekniku De La Fuente kanë ndërmend të bëjnë një turnover të gjerë, për të lejuar titullarët e tyre të rikuperojnë energji. Kjo mund ti japë një dorë kuqezinjve që kanë ende shpresa për kualifikim, por duhet të fitojnë përballë iberikëve.

Në këtë mënyrë Shqipëria do të kishte një shans të shkëlqyer për të dalë edhe e treta në grup. Për vendin e dytë, ndërkohë, Italia do të duhej të bënte një hap të gabuar me kroatët. Me këtë skenar kuqezinjtë do të arrinin me pikë të barabarta me Kroacinë dhe diferenca e golave do të bëhej vendimtare. Kroacia është aktualisht në -3, ndërsa Shqipëria është në -1.

ITALIA ME DY REZULTATE NË TRE

Pasi ka dështuar rëndë në provën kundër Spanjës, Italia arrin me thikën në fyt në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Kroacisë. Nuk lejohen hapa fals për të kaltrit. Spalletti dhe të tjerët kanë frikë se grupi mund të vuajë goditjen e rëndë të pësuar nga humbja kundër Spanjës. Një disfatë që vuri në pah problemet e mbrojtjes së Italisë, të cilët gjithashtu nuk ishin në gjendje të rrezikonin fare në zonën kundërshtare. E kështu trajneri, i sigurt se do të jetë në gjendje të llogarisë në dy rezultate nga tre (me një pikë Italia do të ishte e sigurt për vendin e dytë), synon të nxjerrë në fushë një ekip më të mbuluar në Red Bull Arena. Pellegrini dhe Scamacca paguajnë çmimin në 4-1-4-1 të provuar në seancat stërvitore.

Lexo më tejVideo/ “Lojtarët e mi janë të guximshëm”. Sylvinho gati të përballet me Spanjën e tij: “jam gjysëm spanjoll”

Një tjetër shqetësim për Italinë është se mbrëmjen e sotme do të ketë një pushtim të vërtetë kroat në stadiumin e Leipzigut, me rastin e ndeshjes së shumëpritur mes Kroacisë dhe Italisë. Mbështetësit e Modric dhe shokëve të tij do të jenë deri në 25 mijë, ndërsa tifozët e të kaltërve nuk do t’i kalojnë 10 mijë. Këta të fundit pothuajse të gjithë do të jenë rezidentë në Gjermani.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *