• |
ide | kryesore

Projekti i ri i Jessica Alba përballet me kritika

Paparazzi, Slider


Filmi i parë i aktores Jessica Alba pas katër vitesh   nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat.

Ajo mori një pauzë nga Hollywood-i vitet e fundit, me filmin e saj të fundit “Killers Anonymous” i vitit 2019. Filmi i saj më i ri “Trigger Warning” u shfaq në Netflix më 21 qershor, ku aktorja luan rolin e komandos së Forcave Speciale Parker.

Përmbledhja e tij thotë: “Një komando e forcave speciale kthehet në qytetin e saj pas vdekjes së papritur të babait të saj, vetëm për t’u përplasur me një bandë të dhunshme”.

Por pas publikimit aktorja u përball me kritika. “Trigger Warning”, një film i ri i Netflix me Jessica Alba duhet të ketë një nga shkrimet më të këqija të skenarit”-shkroi një person në X. Një tjetër tha: “Kam parë filmin “Trigger Warning” në Netflix. Është i tmerrshëm.” Më zuri gjumi duke parë këtë”.

Rrugëtimi i Jessica Marie Alba në industrinë e argëtimir filloi që në moshë të re, me paraqitjet e saj të para televizive dhe filmike vetëm në moshën 13-vjeçare. Suksesi i saj erdhi në moshën 19-vjeçare kur mori rolin kryesor në serialin televiziv Dark Angel (2000-2002), duke i dhënë asaj një nominim për Golden Globe.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *