• |
ide | kryesore

Mbollën kànabis në oborrin e banesës, në pranga 34-vjeçari, procedohet nëna e tij

Lajme, Të fundit


Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër, ndërsa nëna e tij po procedohet në gjendje të lirë. Nënë e bir akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër” janë asgjësuar 128 fidanë kanabisi sativa, të cilat u gjetën në oborrin e banesës së tyre në fshatin Mashkullore.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Në këtë kuadër, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër finalizuan me sukses operacionin e koduar “Befasia”, si rezultat i të cilit u godit një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi 34 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, njësia administrative Cepo, si dhe u procedua në gjendje të lirë nëna e tij, shtetasja 56 vjeçe, pasi në oborrin e banesës së tyre u gjetën të mbjellë në kubikë, 128 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *