• |
ide | kryesore

Plagoset me armë shqiptari në Itali, dyshimet e para

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Cascina të Italisë pas një atentati me armë zjarri. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së martës, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Autori dyshohet se ka qëlluar të paktën tre herë në drejtim të të riut shqiptar me një armë dhe më pas është larguar me vrap. Sipas autoriteteve italianë, shqiptari nuk rezulton me precedentë penalë.

Policia po heton ngjarjen ndërsa dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *