• |
ide | kryesore

Humb jetën punonjësi i ambasadës së Malit të Zi në Tiranë, dyshimet e para

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një punonjës i ambasadës malazeze në Tiranë ka humbur jetën pasditen e sotme.

Sipas informacioneve zyrtare, 62-vjeçari, punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi në Shqipëri, ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë në detyrë.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 19.05.2023, rreth orës 15:45, ka ndërruar jetë punonjësi për shërbimin privat të sigurisë fizike të Ambasadës së Malit të Zi, shtetasi E. M., 62 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *