• |
ide | kryesore

Video/ Ukraina e mbyll me pikët e vendit të parë, por eliminohet: dramë në Grupin E, të gjithë me nga 4

Sport, Video
Ukraina


Një barazim që i bën të lumtur të gjithë, në raundin e tretë të Grupit E, ai mes Sllovakisë e Rumanisë, të dy të kualifikuara në 1/8 e Euro 2024 falë barazimit 1-1. Një grup që i ruajti ekuilibrat deri në fund, sepse edhe Ukraina e Belgjika barazuan 0-0, duke e mbyllur të gjithë me 4 pikë. Golavarazhi fundosi ukrainasit, të eliminuar, pavarësisht se me pikë të njëjta me të parin e grupit E

UKRAINA 0-0 BELGJIKA

Në raundin e fundit të grupit E të Euro 2024, Belgjika dhe Ukraina barazuan 0-0. Një rezultat që i lejoi Djajtë e Kuq të kualifikoheshin në fazën e 16 më të mirave si vendi i dytë, duke eliminuar skuadrën e Rebrov, të fundit në grup me 4 pikë por për diferencë golash. Pati pak emocione në MHPArena në Shtutgart, të përqendruara sidomos në finale të takimit. Trubin i tha jo Carrascos, ndërsa Malinovskyi pothuajse e befasoi Casteels direkt nga një goditje këndi. Rumania fitoi grupin, Sllovakia është e treta. Për Lukakun dhe shokët e tij tani në 1/8 përballë është Franca.

RUMANIA 1-1 SLLOVAKIA

Sllovakia dhe Rumania mund të festojnë së bashku, duke u kualifikuar në fazën e 1/8 falë barazimit 1-1. Skuadra e teknikut Calzona e nisi menjëherë me agresivitet të fortë, por me kalimin e minutave rumunët arritën të shmangin gjithnjë e më shumë presingun e kundërshtarit. Megjithatë, në momentin më të mirë të Rumanisë, Skriniar dhe shokët e tij goditën. Në minutën e 24’, ish-lojtari i Milan dhe Parmës, Juraj Kucka shërbeu me një krosim të përsosur për goditjen me kokë të mesfushorit të Veronës, Duda, i cili shënoi 1-0. Reagimi i kundërshtarit nuk vonoi dhe në minutën e 37’ Rumania e riktheu ndeshjen në ekuilibër. Hagi fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Hancko dhe kapiteni Razvan Marin, u shfaq nga pika e bardhë duke barazuar 1-1.

Lexo më tejVideo/ Fiton Belgjika, Lukaku sheh t’i anulohet goli i tretë në dy ndeshje: të gjithë me tre pikë në Grupin E

Në pjesën e dytë të dy skuadrat synuan mbi të gjitha të mos i bënin keq njëra-tjetrës dhe të mos rrezikonin tepër, pavarësisht se Dubravka dhe Nita u impenjuan (duke reaguar saktësisht) në disa raste. Në Frankfurt njëzet e dy lojtarët në fushë pranuan një barazim duke hyrë bashkarisht në fazën e eliminimit direkt. Kështu, Rumania mbylli grupin E në vendin e parë, duke u kualifikuar në anën e tableës ku ndodhet Austria (takim i mundshëm në çerekfinale), Anglia, Italia dhe Zvicra. Vendi i tretë në vend të kësaj për Sllovakinë e teknikut Calzona, pozicioni i së cilës në fazën e 16 më të mirave të Euro 2024 është ende për t’u përcaktuar.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *