• |
ide | kryesore

A do të rinovojë Sylvinho? Flet për herë të parë Armand Duka

Arkiva, Lajme, Të fundit
duka


Presidenti i FSHF-së Armand Duka është pyetur në emisionin “Kampionët” në Tv Klan nëse do të rinovohet kontrata me trajnerin Sylvinho.

“Kontrata me trajnerin ka mbaruar pas evropianit, por ne ia kemi propozuar që në janar dhe jo tani. Besoj se tani së shpejti do ta finalizojmë”. A ka ofertë nga një klub në Europë? “Këtë nuk e di, por unë di atë që ne i kemi ofruar. Nëse ka ndonjë ofertë marramendëse nuk e di çfarë do të bëjë, por ne kemi bërë tonën. Kontrata është e përfunduar dhe ne ia kemi bërë gati.

Ka mbi 50% të shanseve që ai të firmosë. Sapo kemi ardhur. Mbrëmë bëmë një festë të vogël bashkë me Silvinjon. Sot edhe ai ka ikur të pushojë. Më pas do të ulemi dhe do të flasim. Besoj do ta zgjidhim para se të përfundojë Europiani. Do ikim të shohim finalen bashkë. Nëse atij i ka ardhur ndonjë ofertë 5 milionë euro, nuk e di… Mancini la Italinë për para” – tha Duka.

LEXO EDHE: Polemika/ A duhet të vazhdojë Silvinjo? Dilema para kontratës së re

Në emision, Duka u përplas fillimisht me gazetarin Andi Tela i cili kritikoi deklaratat optimiste të kreut të Federatës para ndeshjeve për fitore me Italinë dhe kalim të grupit duke rritur presionin tek futbollistët. Duka këmbënguli se “askush nuk duhet të shkojë në ndeshje dhe të thotë se dop ta humbasë atë”. Më pas Duka replikoi edhe me aktorin Gent Zenelaj i cili gjithashtu kritikoi presionin e madh që vihet mbi skuadrën para ndeshjeve.

DEKLARATAT E DUKES

Notë Sylvinho? Unë i jap notë kaluese dhe pozitive, por notë 10 nuk ka kurrë.

Broja më shumë minuta? Çdokush ka të drejtë të mendojë si e mendon formacionin. Broja është një lojtar mjaft i talentuar dhe nga më të mirët që ne kemi. Ai kishte kaluar një periudhë të vështirë fizike dhe trajneri aq minuta ka menduar t’ja japë. A duhej nga fillimi? Pas ndeshjes mund të flasim, por para ndeshjes me Spanjën unë kisha tjetër mendim pas asaj që bëri Manaj në ndeshjen me Kroacinë.

Më shumë minuta për Arbër Hoxhën? Edhe kjo është relative. Ka shumë lojtarë që japin më shumë kur hyjnë si zëvendësues.

Babai i Ismajlit? Nuk mund të komentoj deklaratat e prindërve të lojtarëve. Lë të lënë djemtë të luajnë dhe të çajnë rrugën vetë.

Nota 10 për një lojtar? Nuk mund të ketë notë 10 për ndonjë lojtar. Vetëm një herë kam parë në futboll që i kishin vënë notën 10 portierit të Kosovës. Megjithatë më i miri në fushë për mua ishte Asllani, pa dyshim.

Arbitrimi? Ishte në të treja ndeshjet poshtë nivelit të ndeshjes.


2 Comments

  1. Ne jemi te falimentuar qe ne embrion, zoti duka si ish katnar rrethinash filloi bisnezin me geta grash dhe çarape , por futbolli nuk mundet te zhvillohet me lojtare te mbledhur neper cepa dhe traniere te marre me qera dhe hop ne te jemi kokurente!…….futbolli ka investime i dashur dhe nuk mundemi ne te shfrytezojme investimenti e klubeve te europes per ti mposhtur ato , ky eshte nje mendim paçavure tipike e jona ,……nuk funksionon dhe ska per te funksionuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *