• |
ide | kryesore

Berisha: Nesër publikohet censi, por të dhënat janë manipuluar

Arkiva, Lajme, Të fundit
censi


Instituti i Statistikave deklaroi se ditën e premte do të publikojë të dhënat e Censit të popullsisë dhe banesave. Shtyrje pas shtyrjeje këto të dhëna do të prezantohen në një ceremoni të posaçme ku do të marrin pjesë edhe ambasadorë të huaj. Për këtë ka reaguar edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha sipas të cilit, të dhënat janë manipuluar pasi janë shtuar qindra mijëra shqiptarë që nuk jetojnë në vend.

“Nesër Edi Rama, “Çubrilloviçi i shqiptarëve” publikon të dhënat e regjistrimit të popullatës pasi ka manipuluar ato nga e para tek e fundit. Pasi ka shtuar qindra e mijëra qytetarë që nuk janë më në Shqipëri këtë vit, as prej vitesh.

Se cili është rezultati i këtij akti, unë dua t’u informoj ju vetëm kaq se i realizuar me të njëjtën metodikë si kjo e Shqipërisë, Republika e Kosovës i ka publikuar ato brenda ditës që është regjistruar dhe qytetari i fundit në atë vend. Sepse regjistrimi online e bënte të mundur plotësisht këtë.

Në vitin 2011, regjistrimi u bë me formularë të mbushur nga punonjësit duke takuar çdo qytetar. Megjithatë, publikimi i tij nuk mori kurrë më shumë se 3-4 javë. Në Serbi, regjistrimi i popullatës u publikua pas 3 javësh.

Në Shqipërinë e narkoshtetit të Edvin Drogës, ky regjistrim publikohet pas 9 muajve. Me këtë histori mashtrimi kërkon Çubrilloviçi të maskojë krimin e tij më të shëmtuar ndaj shqiptarëve, krijimin e kushteve për largimin e tyre masiv nga Shqipëria” – tha Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Debati/ Ç’po ndodh me shifrat e censit në zyrat e INSTAT?

Sulmi ndaj INSTAT/ Homeland Justice: Kemi vjedhur të dhënat e Censit!


6 Comments

  1. Ky esbte nje tallje bythe per shoqerine shqiptare! Me mire te thoshin, na i moren iranianet te dhenat, dhe te benin nje census te ri.

    Ah sa mire me qen shqiptar, o hej!

  2. Sala thote shume budallalliqe por dhe shume te verteta ama. Kam pershtypjen qe kesaj radhe i eshte i sakte.
    Gjithsesi e 100% sigurte eshte se qeverio po genjen per Censusin. Ka dy alternativa, ose po i manipulojne te dhenat ose Iranianet i kane fshire gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *