• |
ide | kryesore

Emma Roberts zbulon projektin e ri me Kim K

Paparazzi, Slider


Kim Kardashian dhe Emma Roberts do të bashkëpunojnë për një shfaqje të re.

Të enjten, Roberts u shfaq në The Spotlight With Jessica Shaw të SiriusXM dhe dha pak informacion rreth asaj se çfarë mund të presin fansat nga  Calabasas.

Po. Kim dhe unë jemi duke prodhuar një shfaqje për Netflix të quajtur Calabasas,” ngacmoi Roberts.

Ne kemi Marlene King, e cila bëri Pretty Little Liars  në ekipin tonë. Jam e fiksuar me të dhe serialin. Mbaj mend që e shikoja dhe thoja do doja të merrja pjesë në të. Ishte shumë bukur dhe argëtuese.”

Ashtu si vajzat në Pretty Little Liars, Roberts po i mban sekret disa gjëra.

Dua të them, nuk ka shumë gjëra që mund të ndaj përveçse thjesht  do të jetë pak The O.C., pak Pretty Little Liars dhe jemi vetëm dy vajza Calabasas që kthehemi në rrënjët tona.”

Roberts duke përmendur PLL dhe The O.C. konfirmon se seriali nuk do të jetë një reality show. Në prill, Deadline konfirmoi se Roberts dhe Kardashian do të punonin në projektin për Netflix, i cili fitoi shfaqjeb pas një lufte ofertash.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *