• |
ide | kryesore

Kuvend/ Interpelancë me ministren e Shëndetësisë për skandalin tek Onkologjiku

Lajme, Të fundit
Kuvend


Kuvendi mblidhet këtë të enjte në seancën e radhës parlamentare. Në rendin e ditës pritet të jetë interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Deputeti që depozitoi kërkesën për interpelancë në Kuvend, ishte deputeti demokrat, Tritan Shehu, në lidhje me ligjin e propozuar për surrogacinë, por pritet që i gjithë debati të zhvendoset te skandali në shërbimin onkologjik në QSUT, ku mjekë dhe infermierë ishin të përfshirë në korrupsion, duke rrezikuar jetët e pacientëve.

Për rastin, Gjykata e Tiranës bazuar në të dhënat operacionit, dha masën arrest shtëpie për Edmond Gashin, mjek në onkologjik i cili ka lidhje me një klinikën private, ku thuhet se transferoheshin pacientët. Po kështu, është lëshuar detyrim paraqitjeje për mjeken onkologe Alketa Pere dhe ish-zv/drejtoreshën e QSUT-së, e cila mbulonte shërbimin onkologjik në atë periudhë dhe dy persona të tjerë, të cilët merreshin me koordinimin në shërbimin onkologjik.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *